DW: Serbia i kërcënohet Maqedonisë me revole të zbrazur

Duke gjykuar nga deklaratat e fundit të Ivica Daçiqit, niveli i dëshpëruar i mardhënieve në rajon si duket do të vazhdoj edhe në vitin 2017.

Kur u mendua se mardhënjet e shtrënguara të relacionit Beograd-Zagreb-Sarajevë do të mund të shkonin në një linjë para, erdhën komplikime të reja në relacionin Beograd-Shkup-Podgoricë, shkruan DW, transmeton Zhurnal.

Sikur të mos kishte probleme rajonale të mjaftueshme. Sërbia me deklaratën e ministrit të punëve të jashtme Ivica Daçiq dërgoi kritika të ashpra në drejtim të Maqedonisë dhe Malit të Zi, dhe kështu edhe më tej i komplikoi mardhëniet e këqija në rajon. Shefi i diplomacisë serbe thekson se Sërbia e ka hidhëruar Greqinë me faktin që e ka pranuar Maqedoninë nën emrin kushtetues, ndërsa si hakmarrje Maqedonia e pranoi Kosovën dhe votoi kundër interesave të Sërbisë në institucioneve ndërkombëtare.

Presion mbi Maqedoninë si mesazh pozitiv për Greqinë

Bëhet fjalë për vendet me të cilat Sërbia nuk ka patur thuajse asnjë problem serioz bilateral, ndërsa mardhëniet reciproke gjithnjë kanë qenë si “më shumë se të mira”. Megjithatë, Aleksandra Joksimoviq, kryetare Qendrës së politikës së jashtme, na bën me dije se Maqedonia dhe Mali i Zi janë shtetet e vetme, ambasadorët e së cilave u dëbuan nga Sërbia pas njohjes së Kosovës.

“Dhe tani e kemi përsëri të njëjtën përrallë për kërkesën e Kosovës për anëtarsim në UNESCO. Sërbia si duket tani mundohet me presion mbi Maqedoninë të siguroj edhe ndonjë votë me të cilën do të pengohej në ndonjë cikël të ri të lobimit Kosova të bëhet anëtar në UNESCO. Duhet të theksohet se është e vështirë të pritet që Maqedonia të ndryshojë qëndrimin, pa marë parasysh se ka probleme të brendshme politike” ,ka deklaruar Joksimoviq duke shtuar se egziston edhe një shkak i rëndësishëm pse Sërbisë pikërisht tani iu kujtua ta kritikojë Maqedoninë .
“Deri në fund të Janarit duhet ta përkujtoj kryeministrin grek Aleksis Cipras dhe kjo është një mundësi e mire e Greqisë që ti dërgojë ndonjë mesazh pozitiv. Mardhënjet me Greqinë një kohë të gjatë nuk kanë shënuar ndonjë trend pozitiv, nuk ka ndonjë problem konkret, por shum vështirë arrihet deri te ndonjë takim të nivelit të lartë”, ka theksuar mes tjerash Joksimoviq.

Kërcënim me vëllaun e madh

Deklaratat e ministrit për punë të jashtme të Sërbisë, për Aleksandar Popov, kryetar në Qendrën për rajonalizëm, janë të rënda për tu spjeguar. Popov thotë se kjo, në ndonjë mënyrë, është tregim i muskujve ndaj fqinjëve, ndërsa risi është fakti se tani u goditën Maqedonia dhe Mali i Zi.

“Përshkak se në prag janë zgjedhjet, është e mundur që tani ti tregohet elektoratit se nuk do ti lejojmë askujt të na shkel. Këtu tani shtrohet pyetja, pse në ato deklarata nuk reagoi kryeministri Aleksandar Vuçiç, sepse ata janë kundërshtarë në rajonin e tyre politik, të cilat e shënojnë tonet kryesisht pajtuese”, ka deklaruar Popov.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu