Dy Botërorë të blerë, Prokuroria amerikane publikon dosjen e korrupsionit në FIFA

Prokurioria Amerikanë duket se nuk është kënaqur me faktin se SHBA do të jetë bashkëorganizatore e Botërorit 2026 me Kanadanë dhe Meksikën. Ajo ka vazhduar hetimet e nisura disa vite më parë e që shkaktuan tërmet në FIFA dhe ashtu si në Botërorët paraardhës, ka arritur në konkluzionin se edhe ata të viteve 2018 dhe 2022, ishin caktuar nëpërmjet ryshfeteve dhe korrupsionit në nivelet më të larta të organizatës botërore.

Ryshfete për të paktën katër ish-zyrtarë të lartë të FIFA-s, e-maile që tregojnë konspiracione, pagesa nëpër kompani në parajsat fiskale e takime të fshehta të denja për filmat me spiunë, janë pjesë e dosjes prej 70 faqesh me të cilën Prokuroria Amerikane akuzoi në total 16 persona e kompani për shitjen e organizimit të Botërorëve 2018 në Rusi dhe 2022 në Katar.

Tre kompani të të drejtave televizive me qendër në Nju Jork, si dhe një kompani uruguaiane janë akuzuara për transferime të parregullta e pastrim parash. Nërrmjet hetimeve e dosjes së tyre, u mësua se anëtarët e atëhershëm të Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s: Hulio Grondona (Argjentina, i ndarë nga jeta në vitin 2014)), Nikolas Leoz (Paraguaj, i ndarë nga jeta në vitin 2019) dhe Rikardo Teksiera (Brazil), kishin marrë para për të votuar për Katarin. Ndërkohë, për ish-zyrtarin Salguero, nga Guatemala, aludohet se ka përfituar 1 milion dollarë për votën e tij pro Rusisë. Kompani si prestigjiozja “21 Century Fox Inc.” janë të përfshira dhe kanë paguar shuma të mëdha që aktiviteti të organziohej në një vend apo në tjetrin, si dhe për të siguruar më pas ekskluzivitetin e transmetimit në territore të caktuara.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu