Dy ditë para takimit me Kurtin, Vuçiq pranon një telefonatë nga Washingtoni

Dy ditë para takimit me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin në Bruksel, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka pranuar sot një telefonatë nga Washingtoni. Ai ka zhvilluar një bisedë telefonike me Derek Scholl, këshilltar i Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, shkruan Gazeta Online Reporteri.

Lajmin e ka bërë të ditur Presidenca e Serbisë, përmes një njoftimi në faqen zyrtare.

Aty thuhet se temë kryesore e kësaj bisede ishin takimet që pritet të zhvillohen në Bruksel, lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

“Vuçiq tha se Serbia është e përkushtuar për të siguruar stabilitet dhe paqe në rajon derisa shprehu pritshmëritë e tij që SHBA’ja dhe Partnerët Perëndimorë ta shtyejnë Kosovën që t’i qaset dialogut me seriozitet dhe përgjegjshmëri.

Tutje, Vuçiq dhe Scholl biseduan edhe për mundësitë e zhvillimit të marrëdhënieve bilaterale mes SHBA-së dhe Serbisë”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Serbisë.

Ndryshe, Kurti e Vuçiq do të takohen në Bruksel, të enjten. Agjenda e takimit ende s’është bërë e ditur, por zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë se në këtë takim parashihet të diskutohen dy pika kryesore, që janë elementet e një kornize të përgjithshme të marrëveshjes me Serbinë, me njohje reciproke në qendër dhe zhvillimet aktuale në vend.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu