Dy ditët e fundit kaos dhe pritje të gjata në kufi

Mbrëmë në pikat kufitare të Maqedonisë janë regjistruar radhë dhe pritje të gjata. Kjo situatë ka qenë e ngjashme si në pikën kufitare Tabanoc me Serbinë, ashtu edhe ate Bogorodica me Greqinë, informon INA.

Edhe Auto Moto Lidhja e Maqedonisë ka informuar për pritje të gjata në pikat kufitare. Ndërsa në informatën e sotme të mëngjesit bëhet e ditur se ka rënie të fluksit të veturave në kufi dhe se pritjet janë rreth 30 minuta.

Dy ditët e fundit është shtuar fluksi i madh i veturave në kufirin e Tabanocit, për shkak se shumica e mërgimtarëve kanë përfunduar pushimet verore dhe kthehen në vendet europerëndimore. Shumica prej tyre kthehen në Zvicër.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu