Dy emigrantët shqiptarë u bëjnë italianëve atë që s’e prisnin kurrë (FOTO)

Dy emigrantë shqiptarë janë bërë mjaft të njohur në Itali, ku jetojnë e punojnë prej vitesh, fama e tyre i dedikohet një akti që është për të hequr kapelen. Ata kanë vendosur të rindërtojnë falas për komunitetin ku jetojnë, kishën katolike

Akti i emigrantëve ka tërhequr jo pak vëmendje mediatike në Pratola Peligna të Italisë, pasi që nga e premtja dy shqiptarët Luan Hallulli dhe Arbert Muça, kanë shkuar në kishën e San Rocco-s dhe ia kanë nisur punës pa kërkuar asnjë qindarkë.

Kujdestarja e Kishës, e cila kishte një sërë dëmtimesh i ka falenderuar përzemërsisht shqiptarë, duke thënë se askush nuk e kishte bërë ndonjëherë një akt të tillë.

Emigrantët janë shprehur:

“Ne do të kujdesemi për të. Zoti është një dhe ai do të jetë i lumtur të shohë shtëpinë e tij më të bukur dhe mikpritëse”.

Ndërkohë, Luani shton:

“Gjithçka ishte e shkatërruar, plot me vrima në mure dhe rrënoja në çdo cep… Zonja që kujdeset për kishën e lumtur na tha: Zoti ju bekoftë, askush nuk e kishte bërë ndonjëherë diçka të tillë për kishën”.

Por ajo që e ka bërë edhe më domethënëse këtë gjest të shqiptarëve, ka qenë fakti se Luani dhe Arberti janë myslimanë.

Ata theksojnë:

“Megjithatë ne jemi fëmijë të zotit nuk ka asgjë për të qenë katolik, ortodoks apo mysliman, ne besojmë vetëm në një zot dhe ai është ai që na drejton në atë që bëjmë”.

FOTO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu