Dy kandidatë shqiptarë për president, loja me të panjohura?

Pak muaj para zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare partitë po bëjnë sondazhe dhe po kalkulojnë me emra për kandidatë për president.

Lidhja Europiane për Ndryshim ka filluar bisedimet me kandidatët potencial, por asnjë emër konkret nuk është publikuar si kandidat i mundshëm.

Profesori universitar Rufi Osmani demantoi zërat për përfshirjen në zgjedhje dhe apeloi të mos keqpërdoret emri i tij.

Sipas informacioneve të Televizionit 21, Lidhja Europiane për Ndryshim fillimisht i kanë ofruar kreut të ASH-së, Arben Taravari, të kandidojë për president të shtetit, por këtë e ka kundërshtuar kreu i Kuvendit të ASH-së, Ziadin Sela, pas një takimi me kreun e Vetvendosjes, Albin Kurti.

As Bashkimi Demokratik për Integrim nuk ka një vendim konkret se me kë do të garojnë në zgjedhjet presidenciale, sepse janë në pritje të Aleancës për t’iu bashkangjitur fillimisht “frontit europian”.

Nëse ASH i bashkangjitet BDI-së, kandidati për president mund të vijë edhe nga radhët e ASH-së. Fillimisht BDI donte të del me kandidat konsensual me LSDM-në, mirëpo sipas informacioneve të TV21, ndryshuan mendje pasi u kuptua që opozita do të ketë kandidatin e saj për President./INA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu