Dy klubet e vetme që e duan transferimin e Ronaldos

Cristiano Ronaldo ka më pak se një muaj kohë që të largohet nga Manchester United. Ylli portugez është duke kërkuar kalimin te një klub që luan në Ligën e Kampionëve, mirëpo ende nuk e ka gjetur një të tillë.

Mirëpo, sipas asaj që raporton gazetari i AS, Manu Sainz, Atletico Madridi dhe Napoli janë skuadrat e vetme të interesuara për 37-vjeçarin. Edhe pse presidenti i Los Cholchoneros ka mohuar thashethemet, është Diego Simeone që po shtynë për transferimin e pesë herë fituesit të Topit të Artë.

Ronaldo tashmë i ka konfirmuar Erik ten Hagut se e kërkon largimin nga “Old Trafford” dhe duan që çmimi i tij të caktohet sa më parë.

Portugezi thuhet se e pëlqen kalimin te Atletico Madridi, mirëpo ende nuk ka lëvizje zyrtare në këtë drejtim. Edhe Napoli e do transferimin e Ronaldos, pasi që duan ta bëjnë figurë ikonike të tyre, si në rastin e Diego Maradonas.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu