Dy mijë banorë të Gurguricës të bllokuar, politika bën sefa nëpër vila

Fshati Gurguric në Komunën e Bervenicës vijon të jetë nën pushtetin e dëborës edhe gjatë ditës së shtunë, njofton agjencia e lajmeve INA.

Banorët janë bllokuar dhe nuk mundë të lëvizin as për raste të jashtëzakonshme, fëmijë, pleq të sëmurë apo nëna shtatzëna.

Murat Vaiti thonë për agjencinë INA se mbi 2000 banorë të këtij fshati janë bllokuar totalisht, ndërsa dora e shtetit nuk duket askund.

“Ndjehemi të harruar dhe në hall të madh. Politikanët shqiptarë sigurishtë nëpër vilat e tyre janë duke shijuar luksin. Ata kujtohen për ne vetëm gjatë fushatava parazgjeore”, thekson ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu