Dy shqiptarë në Greqi i presin hekurat dhe arratisen nga qelia

Një tjetër arratisje spektakolare ndodh në burgun e Koridhalos në Athinë. Sipas mediave vendase dy shqiptarë janë arratisur nga qelia e burgut.

Mëoshet se ata janë identifikuar si Elvis.K dhe Leonard.P, të dënuar për vjedhje dhe grabitje.

Sipas informacioneve të para që ka siguruar zougla.gr dy shqiptarët e kanë prerë hekurat e qelisë dhe më pas kanë arritur të kalojnë dhe muret rrethuese duke u arratisur.

Arratisja e tyre është vënë re sot në mëngjes kur nuk janë paraqitur në momentin kur bëhet prezenca.

Policia ka nisur operacionin për arrestimin e tyre.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu