Dy vetot e OKB-së që u kushtojnë shumë rëndë muslimanëve

Rusia me veton e saj ndaj rezolutës për Sirinë ku vriten civilët mbron regjimin e presidentit sirian Bashar al-Asad ndërsa poashtu civilët palestinezë paguajnë çmimin e mbrojtjes diplomatike të cilën SHBA-të e bëjnë për të mbrojtur Izraelin duke përdorur të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, shkruan Anadolu Agency (AA).

Vetoja e vendosur nga SHBA dhe Rusia, dy nga pesë anëtaret e përhershme të OKB-së, është një nga pengesat kryesore për shkak të cilës është e pamundur të parandalohet drama humanitare dhe vuajtjet e civilëve në Palestinë dhe Siri.

Rusia dy ditë më parë vuri veton ndaj projekt-rezolutës e cila parashikonte krijimin e një mekanizmi të OKB-së për të hetuar dhe përcaktuar përgjegjësinë për përdorimin e armëve kimike në Siri, në mënyrë të veçantë në lidhje me sulmin e fundit në qarkun sirian Duma.

Këshilli i Sigurimit të OKB-së ka kërkuar nisjen e një hetimi të pavarur dhe transparent për vrasjen e 32 palestinezëve gjatë përdorimit disproporcional të forcës nga ushtria izraelite gjatë një proteste në Gaza, por SHBA-të më 7 prill refuzuan këtë kërkesë për herë të dytë.

Vetoja e Rusisë bëhet një shkak i krimeve të reja të regjimit të Asadit, kurse vetoja e SHBA-së për krime të reja të Izraelit.

Deri më sot, SHBA-të ka vënë veton ndaj 40 propozim-rezolutave që KS-OKB kërkoi të miratohen kundër Izraelit. Midis tyre, rreth 30 projekt-rezoluta i referohen zhvillimeve në territorin e pushtuar palestinez kurse rezolutat ishin në formën e paralajmërimit apo dënimit.

Sa i përket luftës civile në Siri, Rusia ka vënë veton ndaj 12 projekt-rezolutave që ishin kundër regjimit të Asadit.

SHBA vendosi veton e parë ndaj projekt-rezolutës që kishte të bëjë me Palestinën e parashtruar më 23 janar të vitit 1976. Projekt-rezoluta parashihte formimin e një shteti të pavarur palestinez, duke lehtësuar kthimin e të gjithë refugjatëve palestinezë nga vendet fqinje, kurse për ata që nuk kthehen të paguhet kompensim.

Përveç kësaj, kjo rezolutë nga Izraeli kërkonte që urgjentisht të tërhiqet nga territori i pushtuar palestinez pas vitit 1976.

Në mars të të njëjtit vit, SHBA-të vunë veton edhe ndaj rezolutës së KS të OKB-së për Kudsin. Drafti i dërgoi thirrje Izraelit për të pezulluar iniciativat e ndryshimeve fizike, demografike dhe karakteristikat në territorin e okupuar palestinez, kryesisht në Kuds.

Pasi presidenti amerikan Donald Trump tha se e njeh Kudsin si “kryeqytet” të Izraelit dhe se do të zhvendosë ambasadën amerikane nga Tel Avivi në Kuds, SHBA më 18 dhjetor përsëri vuri veton ndaj projekt-rezolutës që kishte të bëjë me këtë çështje.

Për të mbrojtur regjimin e Asadit, Rusia përdori 12 herë të drejtën e vetos që nga fillimi i luftës civile në Siri. Disa nga vetot u bënë kur me projekt-rezolutë kërkohej sanksionimi i Asadit për përdorimin e armëve kimike kundër popullit të vet.

Për herë të parë, Moska me veto mbrojti regjimin e Asadit më 4 tetor 2011. Miratimi i vetos, i cili parashikonte sanksione kundër Asadit nëse vazhdon me operacione ushtarake në Siri, u penguan me veton e Rusisë dhe Kinës.

Projekt-rezoluta e propozuar nga Franca në maj 2014, e cila parashikonte që regjimi i Asadit për krime të gjykohet në Gjykatën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, përsëri u pengua me veton e Kinës dhe Rusisë.

Të dy vendet sërish vunë veto ndaj sanksioneve kundër Asadit në shkurt të vitit 2017, megjithëse u vërtetua se kishte përdorur armë kimike në vendin e tij. Deri në fund të vitit, Rusia edhe në tre raste të tjera me veto “mbrojti” Assadin.

Fakti që Washingtoni mbron Izraelin ndërsa Moska regjimin e Asadit, kontribuon që kriza në Palestinë dhe Siri të mbetet në një situatë të pa rrugëdalje.

Për shkak të presionit që Izraeli, i nxitur nga vetoja e SHBA-së ushtron mbi palestinezët të paktën 5.3 milionë prej tyre sot kanë statusin e refugjatit.

Sipas Ministrisë palestineze të Informacionit, gjatë 18 viteve të fundit ushtarët izraelitë vranë të paktën 3.000 fëmijë palestinezë.

Mijëra palestinezë në Rripin e Gazës më 30 mars dolën në protestë për të shënuar Ditën e Tokës me të cilën rikujtojnë 30 marsin e vitit 1976, kur Izraeli mori prej tyre mijëra hektarë tokë. Ushtria izraelite ndërhyri ndaj protestave paqësore dhe vrau të paktën 32 palestinezë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu