Dybala e ka ndarë mendjen të qëndroj në Serie A: Kam 10 vite në Itali dhe ndihem mirë

Paulo Dybala vazhdon të ketë të paqartë të ardhmen e tij. Sulmuesi argjentinas është larguar nga Juventusi pas shtatë viteve qëndrim tek Zonja e Vjetër.

Megjithatë Dybala është larguar si lojtar i lirë nga Zonja e Vjetër, pasi nuk arriti marrëveshje për rinovimin e kontratës.

Shumë skuadra janë vënë pas argjentinasit, mes tyre edhe Tottenham Hotspur, Arsenal, Sevilla, Atletico Madrid e Borussia Dortmund.

Ndërkohë në Serie A, ylli argjentinas po kërkohet me ngulm nga Roma dhe Inter dhe duket se vet lojtari dëshiron qëndrimin në Itali.

27-vjeçari ka thënë se mund të provojë edhe kampionate të tjera, por ai ndihet mirë në Itali pasi ka 10 vite në këtë shtet.

“Ndihem mirë në Itali, kam 10 vite këtu tashmë. Mund të provoj edhe kampionate të tjera, por ndihem mirë në Itali. Për momentin jam i përqendruar vetëm te skuadra kombëtare”., tha ai.

“Jam i qetë dhe duhet të mendoj me qetësi të ardhmen time. Nuk kam vendosur akoma, po punon agjenti im për këtë, unë duhet të mendoj për Argjentinën”, u shpreh Dybala.

Inter mbetet favorit për të nënshkruar me argjentinasin, por atë po e kërkon me ngulm edhe Jose Mourinho te Roma. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu