Dybala nuk do ta marrë 10-shen e famshme te Roma, argjentinasi zgjedh tjetër numër

Pualo Dybala është lojtari më i ri i Romës, edhe pse ende nuk ka ardhur njoftimi zyrtar. Sulmuesi argjentinas do të nënshkruajë një kontratë tre vjeçare me Romën dhe tanimë ka kompletuar edhe vizitat mjekësore.

Edhe pse të gjithë prisnin që Dybala do ta marrë numrin 10 që është një numër legjendar te Roma, një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Numrin 10 te Roma për vite të tëra e ka mbajtur legjenda Francesco Totti, por Dybala ka refuzuar ta marrë atë.

Argjentinasi ka zgjedhur fanellën me numrin 21 ku do ta bartë te Roma.

Këtë fanellë e kishte marrë transferimi i ri i Romës, Nemanja Maatic, por serbi do të marrë numrin 8 dhe Dybala atë 21. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu