Dyshimet për rrëzimin, avioni tentoi të kthehej në aerport

Rrëzimi i një avioni në Iran një ditë më parë i mori jetën 176 personave në bord. Avioni i linjës Ukraine International Airlines u rrëzua pak pasi ishte ngritur nga aeroporti i Teheranit.

Për shkak se Irani sapo kishte nisur një seri raketash ndaj bazave amerikane në Irak, pati dyshime se avioni mund të jetë qëlluar.

Fotoja e një cope rakete prane vendit ku ra avioni, bëri xhiron e rrjetit. Më vonë u tha se ishte një mashtrim.

Burimet e inteligjencës perëndimore thonë se avioni është rrëzuar për shkak të një problemi teknik.

BBC raporton se avioni tentoi që të kthehej në aeroport, por nuk ia doli.

Irani thotë se nuk do të dorëzojë kutinë e zezë të avionit. Sipas rregullores globale, hetimet duhet t’i bëjë Irani, por prodhuesi i avionit mund të angazhohet.

Avioni Boeing 737-800 ishte i ri dhe sapo ishte kontrolluar. Fakti që avioni nuk ka dhënë sinjal para rrëzimit, ka shtuar më shumë spekulimet në rrjet.

Dëshmitarët thonë se e kanë parë avionin në flakë përpara se të binte në tokë.

Ukraina e ka shpallur 9 janari ditë zie për viktimat.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu