E anulon koncertin, Rita Ora nuk do shkojë në Izrael (VIDEO)

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Rita Ora, ka anuluar pjesëmarrjen e saj në festivalin muzikor “Wow” që do të mbahej në Rishon Lezion.

Sipas drejtuesve të koncertit, Rita ka informuar kompaninë organizative se do të mungojë në koncert për shkaqe shëndetësore. Mediat në Jerusalem raportojnë se ajo i ka thënë “Bluestone Group” se i duhet të bëjë një operacion shkaku i problemeve shëndetësore, transmeton Koha.net.

Krijuesja e hitit “Girls” do të performonte më 1 gusht përkrah këngëtarit Jason Derulo. Edhe pse e ka anuluar koncertin në Izrael, Rita pritet të performojë në Britani të Madhe më 28 korrik dhe në Lituani më 3 gusht.

Gjatë muajit maj, Rita Ora anuloi një koncert në Bristol për shkaqe shëndetësore.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here