E ardhmja e Ronaldos te Portugalia nën drejtimin e trajnerit të ri

Përzgjedhësi i ri i Portugalisë, Roberto Martinez, planifikon të bisedojë me Cristiano Ronaldon parë se të merret ndonjë vendim lidhur me të ardhmen e superyllit në përfaqësuese.

Pesëherë fituesi i Topit të Artë ka regjistruar 196 paraqitje për vendin e tij duke e fituar Kampionatin Evropian dhe Ligën e Komeve, ndërkohë që është golashënuesi më i mirë në histori të përfaqësueseve më 118 gola të realizuar.

Megjithatë, 37-vjeçari e kaloi pjesën më të madhe të ‘Katar 2022’ në bankën rezervë dhe pasi nënshkroi për klubin saudit, Al-Nassr, janë ngritur dyshime nëse ai do të luajë ndonjëherë për Portugalinë.

Gjatë prezantimit, Martinez është pyetur nëse e sheh Ronaldon si pjesë të planeve të tij, ndërsa përgjigja ishte: “Vendimet duhet të merren në fushë. Unë nuk jam trajner që marr vendime të nxituara. Dua t’i takoj të gjithë dhe duke filluar nga sot dua të bisedoj dhe t’i njoh të gjithë lojtarët. Cristiano është pjesë e asaj liste, ai i ka kaluar 19 vite me ekipin përfaqësues dhe meriton respekt, le të bisedojmë”.

Nga këtu, më takon mua që të bëj listën më të mirë për Kampionatin Evropian. Nesër (e martë) do të fillojmë punën, t’i njohim të gjithë lojtarët dhe Cristiano është njëri prej tyre”, është shprehur trajneri.

Portugalia u eliminua nga Kampionati Botëror në një humbje të papritur nga Maroku në çerekfinale dhe do të rikthehet në aksion në kualifikimet për ‘Euro 2024’ më 23 mars kundër Lihtentshtajnit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu