E arrestuan me hashash, justifikimi i 18-vjeçarit nga Fushë Kruja të prek zemrën

18-vjeçari Besmir Vathi u arrestua pas operacionit të Policisë në Derven të Fushë Krujës në një magazinë dhe në një banesë të pabanuar, ku u gjet 1.3 ton kanabis. 18-vjeçari punonte aty nga gjendja e vështirë ekonomike.

Gjykata dha sot masën arrest me burg, ndërsa i riu pohoi se ishte jetim dhe për të ndihmuar familjen i duhej të punonte, madje edhe të braktiste shkollën. Ai ka rrëfyer se duke pastruar boçet në magazinat e kanabisit merrte 1 mijë lekë në ditë.

“Jam në vitin e katërt, dhe më duhet të ndihmoj familjen, pasi jam jetim e për këtë më duhej të punoja ca ditë”, ka pohuar ai.

Të njëjtin version ka dhënë gjatë masës së sigurisë edhe i mituri Ersaldo Nikolla, 16 vjeç, i cili për shkak se është i mitur, prokurori kërkoi detyrim paraqitjeje, kërkesë që u pranua nga Gjykata e Krimeve të Rënda.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu