E bëri këmbëngulshëm president, Rama quan Metën “taksirat”: Ai me Kushtetutën, si talebanët me Librin e Shenjtë

“Eshtë një taksirat që na ka gjet dhe duhet ta mbajmë”, deklaroi në parlament kryeministri Rama, referuar presidentit Meta, zgjedhur prej tij në krye të shtetit, duke e mbrojtur fort si zgjedhje, por sot pa kërkuar falje publike mbi zgjedhjen e tij me kosto të rënda politike për vendin, pasi gjithnjë e më shumë po përvijohet një shtet paralel në Presidencë.

Duke komentuar aktin e fundit të Metës, atë të emërimit në Kushtetuese të një emri duke refezuar një tjetër emër – gjë të cilën mazhoranca e konsideron shkelje të rëndë kushtetuese, Rama tha se ai, Meta, po sillet me Kushtetutën si talebanët me Librin e Shenjtë(Kuranin).

“Ky njeri ka marrë përsipër që të jetë intepretuesi i Kushtetutës i vetëm e fuqiplotë i Kushtutës së Republikës, njësoj si ata talebanët që e quajnë veten interpretuesit e vetëm e fuqiplotë të Librit të Shenjtë”, tha Rama gjatë një fjalimi në parlament.

Për Ramën, Meta nuk i ka hapur luftë mazhorancës por drejtësisë, e sidomos BE dhe SHBA.

“Një histori e zakonshme me Ilir Metën dhe edhë një herë tjetër përplasja është jo mes nesh dhe Ilir Metës, por mes Ilir Metës dhe drejtësisë. Dhe, edhe një herë tjetër për këdo që do të kuptojë pa hyrë në të thella, jemi përballë si Kuvendi i Shqipërisë me njeriun që e ka humbur busullën dhe e ka kthyer institucionin në një frëngji prej ku sulmon nga të katër anët duke qenë ne këtu 100 % jo 99%, por 100 % në të njëjtën linjë me SHBA dhe BE dhe natyrisht pastaj është e lehtë të kuptohet pse si çdo herë tjetër Ilir Meta nuk kursen as partnerët strategjikë dhe as dy aleatët e mëdhenj të palëkundur të Shqipërisë, SHBA dhe BE duke na vënë të gjithëve në një pozitë jo komode dhe të turpshme, sepse insinuon haptaz se këto përfaqësi të nderuara të shteteve që janë qysh në ditën e parë të procesit të reformës në drejtësi promotore dhe mbështetëse të kësaj reforme, akuzohen si të korruptuara. Nuk ka më turp, dhe pas kësaj besoj se nuk ka as nevojë të zgjatemi e të stërgjatei për të shpjeguar arsyet që na sjellin këtu dhe drejtësinë e vendimmarrjeve tona. Këtë herë nuk do merrem me Ilir Metën, por me drejtësinë”, tha Rama. /tesheshi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu