U transferua me shumë bujë tek Olympiakos dhe duket se kjo ishte një nga arsyet pse e joshën Fiorin Durmishajn që të zgjidhte të luante për kombëtaren greke, por shkëlqimi i tij është zbehur shumë shpejt.
Ish-lojtari i Shpresave të Shqipërisë ka marrë lajmin negativ ditën e djeshme, pasi trajneri i tij Pedro Martins e ka lënë jashtë listës së ndeshjes së ardhshme në Ligën e Kampionëve kundër turqve të Bashakshehirit.
Trajneri portugez ka bërë 3 ndryshime në listë dhe ndryshe nga hera e fundit ka vendosur ta lërë jashtë shqiptarin, për t’i besuar lojtarit të sapotransferuar Hilal Studanit.
Ky i fundit është sulmues i dytë dhe trajneri ka vendosur se mund të jetë i duhuri për duelin e radhës kundër Viktoria Pëlzen. Ky zhvillim mund të çojë në një krisje përfundimtare të marrëdhënies mes Durmishajt dhe Oyimpiakosit dhe mediat greke nuk e përjashtojnë mundësinë që të largohet si huazim. Nëse nuk ndodh, atëherë do të integrohet në të ardhmen.
Megjithatë, ai ka mbetur shumë i zhgënjyer nga vendimi i trajnerit.










