E BUJSHME/ Mourinho takim sekret me presidentin e klubit spanjoll

E ardhmja e Jose Mourinho është ende e paqartë. Tekniku portugez nuk drejton një skuadër futbolli prej nëntorit të vitit të shkuar, duke ngjallur shumë dyshime rreth fatit të tij.

Gjithsesi, zërat e merkatos për të nuk mungojnë, madje janë edhe të bujshëm. Të paktën këtë raporton sot “Don Balon” që e lidh emrin e “Special One” me një skuadër modeste në Spanjë.

Bëhet fjalë për ekipin e Almeria, me gazetën spanjolle që shkruan se Mourinho do të ketë një takim me presidentin e klubit të La Liga 2, Turik-Al Sheikh.

Ende nuk dihet arsyeja e këtij takimi, por gjasat janë që Sheikh t’i përpilojë një ofertë serioze për të ulur në krye të pankinës, Jose Mourinhon.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu