E bujshme, Reali ka arritur marrëveshje me Mbappen

Real Madridi këtë verë tentoi ta transferonte Neymarin nga Paris Saint-Germiani, por që këta të fundit kërkuar më shumë se sa që duhej.

Los Blancos thuhet se kanë hequr dorë nga transferimi i brazilianit problematik, mirëpo nuk do ta largojnë presionin ndaj skuadrës franceze.

Sipas “Diario dhe AS”, madrilenët tani po tentojnë transferimin e Kylian Mbappe, teksa janë të gatshëm ta thyejnë rekordin e transferimeve që mbahet nga Neymari, i cili u ble në verën e 2017 për 222 milion euro nga Barcelona.

Mbappe pritet të vendos një rekord të ri në tregun e transferimeve, pasi Real Madrid është i gatshëm ti ofroj PSG 225 milionë euro plus 50 milionë të tjera në formë bonusesh.

Talenti francez gjithashtu do të jetë lojtari më i paguar në botë teksa në Madrid do të përfitoj 35 milionë euro kesh në sezon plus pesë milionë të tjera varësisht nga forma që tregon. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu