E dashuroni apo e urreni dikë? Është shumë e vështirë ta kuptoni

Besimi është përbërës thelbësor i çdo marrëdhënieje… pa besim nuk ka asgjë kuptim. Një person mund të thotë se të dashuron, se dëshiron të jetë me ty, këto deklarata nuk shërbejnë për asgjë. Nuk ndihesh i dashuruar derisa të besosh se dashuria që po shprehet vjen pa kushte të veçanta apo barra të lidhura pas.

Ky element është po kaq shkatërrues te tradhtia. Kjo nuk ka të bëjë me seksin. Ka të bëjë me besimin që është thyer për shkak të seksit. Pa besim marrëdhënia nuk mund të funksionojë më. Ndaj, ose mbetet të rindërtosh besimin, ose të thuhet lamtumira.

Që një marrëdhënie të jetë e shëndetshme, duhen që të dy partnerët të jenë të gatshëm dhe të aftë; të thonë jo dhe ta pranojnë jo-në. Pa këtë mohim, pa refuzimin rastësor, kufijtë thyhen dhe problemet dhe vlerat e njërit nisin të dominojnë ato të personit tjetër.

Këtu, konflikti është jo vetëm normal, por absolutisht i nevojshëm për mirëmbajtjen e një marrëdhënieje të shëndetshme. Kur marrëdhënia bazohet mbi manipulimin dhe keqkuptimin e jo në besim, me kalimin e kohës do të bëhet toksike.

Pa konflikte nuk mund të ketë besim. Konfliktet ekzistojnë për të na treguar se cili na gjendet pranë pa kushte dhe cili na gjendet pranë për përftime. Askush nuk ka besim te një servil. Dhimbja është e nevojshme për të rrënjosur besimin e sigurisht për më shumë intimitet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu