E dini përse SHISHJA e verës ka një THELLIM në fund? Ekzistojnë madje TRI ARSYE (VIDEO)

Vera ndonjëherë është më e rëndësishme se uji, nëse marrim parasysh faktin që e pimë në shtëpi, në festa dhe kur dëshirojnë të përmirësojmë pasqyrën e gjakut.

Në të vërtetë, ndiejmë kënaqësi të hapim shishen e verës kur na jepet rasti për këtë, transmeton Telegrafi.

Shumica e njerëzve ka vërejtur që ato shishe kanë thellime në fund, mirëpo kryesisht nuk e dinë se sa ato janë të rëndësishme.

Kur kanë filluar të prodhohen shishet e qelqit për verë, ishte pothuajse e pamundur të bëhej shishja me fund të rrafshët.

Për të qenë stabil paketimi i pijes së adhuruar, prodhuesit kanë menduar të bënin shishe me fund të rrafshët, gjë që zvogëlon sipërfaqen e cila duhet të rrafshohet. Shpejt edhe shishet e tjera filluan të prodhohen sipas të njëjtit parim, andaj shishja me thellim në fund është bërë njëfarë tradite botërore.

Ekzistojnë edhe arsye të tjera përse dukja e këtillë e shishes së verës është e rëndësishme.

0c36991ca217ce8b54d33c9ea370af
Në të vërtetë, thellimi në fund të shishes mundëson që shtresa e verës të bjerë mu në fund të vijave të bazës, gjë që krijon më pak probabilitet që të gjendet në gotën tuaj. Askush nuk e do verën të turbullt, kjo është më se e sigurt.

Baza e këtillë e ndërtuar e shishes është e rëndësishme edhe për verërat e shkumëzuara, aq më parë nëse keni dëshirë t’i hapni në mënyrë spektakolare.

Që shampanja të “shpërthejë” në duart tuaja, thellimi në fund të shishes është i domosdoshëm, sepse pikërisht ajo krijon valë dhe presion më të madh kur e tundni përmbajtjen.

Arsyeja më interesante për ekzistimin e këtij thellimi është që shishja gjithmonë duket plot.

Krahas kësaj, ata më të guximshmit mu për shkak të thellimeve të këtilla mund të bartin më shumë shishe njëkohësisht, ndërkaq profesionistët me shkathtësi i përdorin që në mënyrë atraktive të mbushin gotën me verë.

Shikojeni edhe vetë:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu