A e dini sa miliardë euro do hyjë në borxh Qeveria e Maqedonisë tash?

Në tre vitet e ardhshme qeveria planifikon të merr borxh prej 1.7 miliard euro. Sipas strategjisë së re fiskale 2017-2019, në periudhën e njëjtë duhet të kthehet borxh prej thuajse 1 miliard euro. Me këtë ritëm të huamarrjeve, niveli i borxhit të përgjithshëm publik në vitin 2019 do të arrijë 56% të Prodhimit Bruto Vendor. Për një pjesë të ekonomistëve borxhi publik po bëhet i paqëndrueshëm.

“Ajo që opinioni duhet ta dijë është se thjesht paguajmë çmim shumë të lartë të shërbimeve publike të cilat mund të jenë më të lira është e patolerueshme që borxhi publik përdoret për nxitjen e rritjes ekonomike dhe mirëqenies, që për qytetarët nuk ka kurrfarë vlere”, u shpreh Marijan Nikolov, qendra për analiza ekonomike.

Deficiti buxhetor që do të mbulohet me huamarrje vendore dhe jashtë vendit për tre vitet e ardhshme pritet të arrijë në 820 milion euro.

“Në periudhën 2017-2019 parashikohet ulje në faza të deficitit buxhetor edhe atë në vitin 2017 3% nga Prodhimi Bruto Vendor, në vitin 2018 2,6% nga PBV, dhe në vitin 2019 2.2% nga PBV”.

Megjithatë një pjesë e ekonomistëve konsiderojnë se deri në vitin e ardhshëm deficiti i planifikuar do të rritet më shumë. Nikolov thekson se vetë Strategjia fiskale bazohet në të dhëna historike dhe miratohet pasi buxheti i ri për vitin 2017 u dorëzua në kuvend.

“Këto dokumente sillen vetëm sa për t’u thënë se janë miratuar, pa u respektuar përmbajtja e tyre apo se dikush kujdeset për konsistencën e përmbajtjes së vendosur, apo me çfarë supozime dhe baza, si buxhetet do të lidhen me prioritetet strategjike dhe qëllimet prioritare të qeverisë”, deklaroi Marijan Nikolov, qendra për analiza ekonomike.

Para pak kohe, Banka Botërore dhe Fondi monetar ndërkombëtar porositën se për vendet në zhvillim si Maqedonia, borxhi publik nuk do të duhej ta tejkalojë kufirin prej 50% nga Prodhimi Bruto Vendor./alsat-m

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu