E do Milani, ylli i Serisë A i shkel syrin Liverpoolit

Ylli i Sassuolo, Domenico Berardi, ka folur në lidhje me merkaton e verës. Sulmues i krahut ka një jetë me skuadrën aktuale dhe synon të largohet nga ekipi i shtëpisë. 24-vjeçari është vënë në shenjestrën e disa klubeve të rëndësishme në Seria A, Milani e ka në listën e dëshirave, por dëshira e tij është tjetër.

Autori i 7 golave në Seria A ëndërron të luajë për Liverpoolin. Ai nuk e ka fshehur dëshirën e tij që t’u bashkohet djemve të Jurgen Kloppit. “Nëse ndonjë ofertë vjen, nga Milani ose ndonjë klub tjetër, do e diskutoj fillimisht me klubin.

“Nëse ka ndonjë ofertë të mirë do e pranoj. Nëse mund të zgjidhja do të doja Liverpoolin. Milani më kërkoi në verë, por nuk isha gati të lëvizja, Tani e ndjej veten të plotësuar dhe dua të luaj në Europë, në një skuadër që të jem i rëndësishëm dhe të luaj shumë në mos si titullar”, – përfundoi ai për “La Gazzetta dello Sport”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu