E frikshme: Momenti kur shpërthen pompa e derivateve në Bosnjë (VIDEO)

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një pompë të derivateve në fshatin Shepak të Bosnjës, ku si pasojë e këtij shpërthimi ka vdekur edhe një person.

Në internet është publikuar videoja e momentit, kur ndodh një shpërthim i fuqishëm i një pompe të derivateve në fshatin Shepak përgjatë vijës kufitare të Bosnjë e Hercegovinës.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur ndodh shpërthimi i fuqishëm dhe zjarri i madh përfshin veturat që ishin në lëvizje. Sipas raportimeve të mediave atje, nga ky shpërthim ka vdekur një shtetas i Serbisë, me iniciale Z.A dhe është 49 vjeçar nga Loznica.

Nga ky shpërthim ka edhe disa persona të tjerë të lënduar.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu