E fundit nga misteret e Corona-s: Lloji i gjakut, përcaktues në fatin e të infektuarve

Sëmundje serioze ose e butë, vdekja ose mungesa e simptomave … Koronavirusi ende fsheh shumë mistere. Disa shkencëtarë besojnë se një pjesë e mirë e përgjigjes qëndron te grupet e gjakut.

Si ndodh qëq disa njerëz të infektuar me koronavirus nuk kolliten aspak, ndërsa të tjerët përfundojnë në respirator dhe vdesin? Për shkak të një temperamenti të tillë të virusit, është e vështirë të vlerësohet se sa njerëz janë infektuar në të vërtetë, domethënë, sa prej nesh kanë fituar imunitet.

Tani shkencëtarët gjermanë dhe norvegjezë kanë analizuar se si infeksioni përparon në lidhje me llojin e gjakut të pacientit. Gjetjet janë tronditëse, megjithëse studimi u botua si i ashtuquajturi preprint – ende nuk ka kaluar kontrollet dhe kritikat e komunitetit shkencor.

Ekspertë nga Universiteti i Kiel dhe Klinika Universitare në Oslo ekzaminuan rrjedhën e sëmundjes në 1.610 pacientë në të cilët korona shkaktoi probleme të rënda të frymëmarrjes. Pacientët janë nga Italia dhe Spanja, dy vende evropiane të prekura rëndë nga epidemia. Disa prej tyre vdiqën, shkruan Deutsche Ëelle.

Duke krahasuar materialin e ADN-së të këtyre pacientëve me mostrat e gjakut nga 2,205 njerëz të shëndetshëm, rezultoi se njerëzit me grupin e gjakut A kanë një rrezik më të lartë që sëmundja të marrë një formë të rëndë. Ata kanë dy herë më shumë gjasa të përfundonjë deri në respirator në krahasim me një person të infektuar me grupin e gjakut 0. Grupet B dhe AB janë diku në mes.

Grupi A është grupi më i zakonshëm i gjakut në Evropë.

Nëse rezultati i studimit konfirmohet, njohuritë mund të ndihmojnë në zhvillimin e terapisë. Prej kohësh është e njohur se sëmundje të ndryshme prekin njerëzit ndryshe në lidhje me llojin e tyre të gjakut. Për shembull, pacientët me grupin 0 rrallë vuajnë nga malarja, ndërsa grupi A ka imunitetin më të mirë ndaj murtajës.

Deri më tani, studiuesit kanë klasifikuar rregullisht nga “grupet e rrezikuara” të pacientëve, duke konsideruar të moshuar dhe të sëmurë kronikë, dhe në bazë të disa studimeve, edhe duhanpirësit gjithashtu. Me llojet e gjakut, ekuacioni i virusit është më i komplikuar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu