E gjeni dot sa trëndafila i ka dhuruar bashkëshortes për ditëlindje?!
Çdo femër meriton trëndafila e aq më tepër në ditë të rëndësishme të jetës së tyre.
E siç duket Lorik Cana e di shumë mirë këtë gjë, pavarësisht se fare mirë i ka mundësitë të bëjë ndonjë dhuratë superluksoze.
Bashkëshortja e tij Monika feston 30-vjetorin e lindjes dhe ish-kapiteni i Kombëtares, i ka bërë një buqetë të madhe me trëndafila të kuq. Monika i ka postuar në profilin e saj, ndërsa Loriku në të vetën ka hapur një quiz.
Kush mund t`i numërojë sa janë? S`i ka blerë nga një për çdo vit jete, se grave s`para u pëlqen t`ia kujtosh moshën, plus që janë shumë trëndafila, po kushedi ç`llogari tjetër ka bërë ai.











