E gjeti shtëpine e shkatërruar nga tërmeti, mbrojtësi shqiptar: Duhet të ringrihemi

Tërmeti që goditi Shqipërinë mëngjesin e së martës la pasoja të mëdha në Durrës pasi në qytetin bregdetar ishte epiqendra. Një nga ata që e pësoi keq ishte edhe lojtari i Teutës, Aleksandros Kuros.

Mbrojtësi grek nuk kishte qenë në shtëpinë e tij në momentin e tërmetit, ndërsa kur ishte kthyer për të marrë pasaportën dhe sende personale pa se shtëpia e tij kishte dëmtime të mëdha.

Teksa, për t’u ngjitur në banesë iu desh të kacavirrej deri në katin e katërt. Për t’u larguar nga paniku, Kuros vendosi të largohej në Greqi, mirëpo tashmë pas ndërprerjes, kampionati bëhet gati për të rifilluar këtë fundjavë.

Kështu, mbrojtësit do t’i duhet të kthehet ndërsa me anë të një postimi në Instagram, Kuros jep mesazhin se tashmë duhet të bëhen të fortë dhe të qëndrojnë përsëri në këmbë, pasi stuhia ka kaluar.

“Shpresoj që të mos jetoni më kurrë me të gjitha ato që kanë përjetuar disa prej nesh pas tërmetit vdekjeprurës. Stuhia ka kaluar dhe ne duhet të qëndrojmë përsëri në këmbë dhe të merremi me të gjithë këtë situatë po aq të vështirë sa është!”, ishin fjalët e Kuros.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu