E gjithë bota po qesh me këtë video të Vladimir Putinit: Presidentit Rus ‘i rrëshqet goja’ direkt (VIDEO)

Ndonëse kanë kaluar shumë vjet prej kur Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, punonte si spiun i KGB’së në Gjermani, siç duket ai assesi nuk e harron gjuhën gjermane. Këtë e dëshmoi edhe në një konferencë drejtpërdrejt, ku ‘ia dha një rend’ në këtë gjuhë.

Në një takim me sipërmarrësit gjermanë, Putin ka kaluar shpejt nga gjuha ruse në atë gjermane, të cilën mediate huaja po e konsiderojnë si ‘shkathtësi’. Presidenti Rus dëgjohet duke thënë ‘Was ist los’, që përkthehet ‘Çfarë po ndodhë’.

Menjëherë pas kësaj, ai bëri edhe një shaka me të pranishmit, duke thënë se e gjithë ajo çfarë foli në mikrofon ishte diçka e parëndësishme dhe se do t’ua tregojë më vonë. Videon, të cilin mund ta ndiqni më poshtë, e kanë parë shumë persona në rrjete sociale dhe është bërë virale.

Ndryshe, Putin gjatë viteve 80’të punonte si agjent i KGB’së në Dresden të Gjermanisë.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu