E goditi në dorë dhe ia theu celularin, Ronaldo merr paralajmërim nga policia angleze

Cristiano Ronaldo ka marrë një paralajmërim nga policia për incidentin pas ndeshjes mes Manchester United dhe Everton.

Kujtojmë se portugezi i zemëruar për humbjen e skuadrës së tij në Goodison Park, i ka thyer celularin 14-vjeçarit autik Jacob, i cili po filmonte lojtarët, teksa po shkonin në dhomën e zhveshjes.

“Ne mund të konfirmojmë se një burrë 37-vjeçar ka marrë pjesë vullnetarisht në një intervistë në lidhje me akuzat për sulm dhe vepër penale”.

“Incidenti ndodhi pas ndeshjes së futbollit Everton kundër Manchester United në Goodison Park të shtunën më 9 prill. Rasti ka është zgjidhur me një paralajmërim me kusht”, ka thënë policia angleze.

Daily Mail raporton se Ronaldo i ka paguar djalit një dëmshpërblim.

Nëna e djalit Sarah Kelly dha një deklaratë për Liverpool Echo menjëherë pas ndeshjes dhe tregoi se djali është autik dhe se kjo ishte ndeshja e parë në jetën e tij që ai e kishte parë drejtpërdrejt, ndaj po filmonte gjithçka rreth tij si kujtim.

Ronaldo kërkoi falje përmes Instagramit pas ndeshjes për gjestin e tij. /Telegrafi/

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu