E humbën djalin, 79 mijë eurot e mbetura i japin për bamirësi (VIDEO)

Familjarët e një vogëlushi që humbi jetën sapo kishte bërë gjashtë muaj si pasojë e një sëmundje të rëndë, e kanë bërë një gjest shumë fisnik. Valmir Statovci, pasi humbi të birin, Unikun, paratë e mbetura i dhuroi për fëmijët e tjerë të sëmurë

Në dorë po e mbanë dëshminë që një fëmije për shërim ia dhuroi 10 mijë euro. Njëjtë me të, para për shërim iu dhuroi edhe 14 femijeve të tjerë.

Por, këto para që po i dhuron për fëmijët e sëmurë, Valmir Statovci nga fshati Batllavë e Podujevës, fillimisht ishin grumbulluar për djalin e tij. Biri i tij, Unik Statovci, muaj më parë u diagnostikua me një sëmundje të rrallë.

E në ndihmë familjes Statovci, i dolën shumë njerëz, ku u mblodhën rreth 100 mijë euro. Por, Uniku 6 muajsh, nuk arriti t’i mbijetoi sëmundjes. E babai i tij, Valmiri, vendosi që 78 mijë eurot e mbetura, t’i dhurojë për fëmijët e sëmurë.

“Kur flet qysh e ka marr vendimin edhe arsyen pse po i jep për fëmijët e tjerë”.

Statovci thotë që këtë vendim e morri, posa u kthyen nga ceremonia e varrimit. Ai, tutje tregon se nga çfarë vuante biri i tij.

Familjes Statovci, në ndihmë i dolën edhe mërgimtaret. Kjo, përmes vëllait të Valmirit, Feimit.

“Ka pas njerëz që i kane dhënë 5 euro, po ka pas edhe tjerë që i kanë dhënë 5 mijë euro”.

Familja Statovci nga Batllava e Podujevës, falënderon gjithë ata që i dolën në ndihmë për trajtimin mjekësor të birit të tyre.

Unik Statovci, ndërroi jetë me 15 korrik të këtij viti.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu