E humbi gjysmën e trurit për shkak të drogës, arrestohet për herë të dytë

Një burrë, i cili disa vite më parë u kthye në sensacion në internet, pasi i mungon gati gjysma e kokës është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes.

31–vjeçari Carlos Rodriguez uarrestua në fillim të kësaj jave në Miami, për akuzën e tentativës për vrasje.

Sipas CNN, policia deklaron se Rodriguez i vuri flakën një dysheku në shtëpinë e tij, ndërkohë që brenda saj ndodheshin dy persona të tjerë.
Por problemet e 31 – vjeçarit me drejtësinë nisën në 2010 –ën, kur u arrestua për shfrytëzimin e një prostitute.

Në atë kohë, fotoja e publikuar nga policia bëri që Rodriguez të merrte famë në internet, pasi njerëzit nuk mund ta besonin se ishte një imazh real.

Vetë Rodriguez, i njohur ndryshe si “Gjysma” deklaron se e ka humbur gjysmën e kokës dhe trurit bashkë, në një aksident automobilistik sepse ishte “high”. /albeu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu