E humbur bridhte rrugëve, policët turq e ushqejnë dhe e shpëtojnë plakën siriane

Një plakë siriane 85-vjeçare, e cila po vuante nga sëmundja Alzheimer, ishte zhdukur në Turqi më 26 qershor, por është gjetur shëndosh e mirë dhe i është dorëzuar familjes së saj, tha të enjten policia turke.

Policia tha se gruaja e vjetër, e quajtur Zahit Abbas, u gjet e lodhur dhe i uritur në rrugët e Şanliurfa në Turqinë juglindore.

Gruaja kishte udhëtuar në këmbë, duke u endur pa ushqim dhe pa ujë për dy ditë dhe duke fjetur në rrugë, sepse ajo nuk mundi të gjente rrugën e saj për në shtëpi.

Dy oficerë të policisë e vunë re gruan në vështirësi dhe e pyetën nëse kishte nevojë për ndihmë. Duke vërejtur gjendjen e gruas, oficerët pastaj e çuan gruan në një restorant aty pranë për ti blerë disa ushqime dhe kontaktuan familjen e saj, të cilët po e kërkonin që nga dita kur ishte zhdukur.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu