Vazhdon dhe rritet numri i të prekurve me Koronavirus në Dibër, ministri i Shëndetësisë Venko Filipce sot ka komfirmuar edhe 5 raste të reja me të prekur nga koronavirusi nga gjithsej 10 teste që u bënë, shkruan InfoShqip.
4 nga 5 të prekurit ishin nga Dibra ndërsa personi tjetër nga Shkupi, në vijim e keni të plotë deklaratën e ministrit Filipçe.
“Ditën e sotme u testuan 10 pacientë për koronavirus në Maqedoni, 5 prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv.
Njëra nga të diagnostifikuarit pozitisht është bashkëshortja e personit nga Shkupi që veçmë ishte pozitiv. 4 të tjerët janë punonjës shëndetësorë nga Dibra, 2 mjekë dhe 2 motra medicinale. Me këto, numri i të infektuarve shkon në 31″, ka thënë Ministri i Shëndetësie Venko Filipçe./InfoShqip.com










