“E konfirmoj, është firmosur marrëveshja: Neymar kalon në Spanjë”

Barcelona tashmë ka arritur marrëveshje për rikthimin e Neymarit në “Camp Nou”. Eksperti i merkatos, Gianluca di Marzio, ka zyrtarizuar marrëveshjen midis skuadrës spanjolle dhe asaj franceze.

Në orët e ardhshme pritet të bëhet nënshkrimi i marrëveshjeve dhe Neymari të veshë pas dy vjetëve fanellën e Barcës.

Ende nuk janë zbuluar shifrat e këtij operacioni dhe nëse do të ketë futbollistë të përfshirë në marrëveshje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu