Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë sot pasdite informoi se ka marrë konfirmim telefonik nga policia në Jagodinë të Serbisë, se në fatkeqësinë e sotme rrugore në autostradën Beograd-Nish, mes të vdekurve janëe dhe dy shtetas të Maqedonisë.
Në fatkeqësinë zinxhirore në shtrirjen mes Quprisë dhe Jagodinës jetën e humbën shtatë persona, prej të cilëve pesë janë shtetas serbë dhe dy shtetas të Maqedonisë.
Në fatkeqësinë rrugore, sipas informatave të Ministrisë serbe të Punëve të Brendshme, janë lënduar 27 persona të cilët janë dërguar në spitalet në Jagodinë dhe Qupri.
Në fatkeqësi kanë marrë pjesë 34 automjete. Shkak i fatkeqësisë është mjegulla e dendur.










