“E mbaj mend kur në Shqipëri kishte veç pomfrita e pilaf”, Valon Syla i përgjigjet Bledi Manes

Në emisionin Pressing, është duke u zhvilluar debati për turizmin në Shqipëri dhe reagimet e shumta për çmimet e rritura këtë verë, si pasojë e disa faktorëve. Analisti Valon Syla ka thënë se Kosova ka turistë të ndryshëm, që zgjedhin ku të pushojnë dhe si të pushojnë.

“Ka edhe patligjan-turista. Kosova i ka të gjitha nivelet e turistëve. Disa që kanë pare shkojnë në Greqi, Turqi e Mal të Zi, Ulqin kryesisht”, ka thënë ai.

Syla, gjatë fjalës së tij, ka kujtuar edhe vitet kur kulinaria në Shqipëri ishte tejet e pazhvilluar, për faj të sistemit komunist.

E majmë mend Shqipërinë kur ka pasë vetëm pomfrit e pilaf me hagër, por tash është një Shqipëri krejt tjetër, për shkak të diktaturës. Në Kosovë ndoshta ka pasë restorant peshku më herët se në Tiranë’, ka thënë ai.

“Shqipëria ofron si për të pasurin, si për të varfrin që ka qejf me çelë bostanin në plazh”, ka vazhduar Syla.

Sipas bindjes së tij, shija për ushqimet në Shqipëri e Kosovë ka nisur të zhvillohet në 7 ose 8 vitet e fundit.

Kosovarët dhe shqiptarët janë në kohën e fundit, mundem me thënë që iu ka tëholluar shija”, ka thënë ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu