E mohuan që u arratis nga Rinasi, ja detajet si kaloi Gruevski nëpërmjet Shqipërisë

Ditën e sotme, mediat serbe folën rreth faktit se ish-kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski ka kaluar nga Shqipëria dhe më pas në Hungari.

Menjëherë pas këtij lajmi, Policia e Shtetit mohoi që Gruevski të këtë kaluar përmes kufirit shqiptar.

Mirëpo, nga informacionet e fundit rezulton se Nikolla Gruevski ka dalë nga Shqipëria ditën e dielë më 11 nëntor.

Ai ka qenë në makinën e Ambasadës Hungareze, ku ndodheshin shoferi dhe punonjësi i ambasadës.

Gruevski ka kaluar nga Hani i Hotit me kartë identiteti, ndërsa dy të tjerët kanë kaluar me pasaportë diplomatike.

Kjo makinë me targa CD1013A, u kthye pas 45-minutash pa Gruevskin.

Të gjitha këto informacione, hedhin poshtë deklaratën e Policisë së Shtetit, se Nikolla Gruevski nuk ka kaluar kufirin shqiptar./Lajme.al


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu