E pabesueshme çfarë ka ndodhur me qindra vetura të reja Audi

Gjatë hetimit të aferës me veturat dizel, prokurorët Gjerman kishin zbuluar diçka të papritur tek Audi.

Revista Gjermane Handelsblatt, në një artikull të saj ka shkruar se prokurorët Gjerman gjatë hetimeve për skandalin e mashtrimit me emetimin e gazrave tek veturat me naftë, kanë zbuluar se qindra vetura Audi të destinuara për tregun Japonez, Korean dhe atë Kinez të gjitha kishin numër të njëjtë të identifikimit të veturës (numër shasie – VIN), transmeton Express. Askush deri tani nuk ka arritur të sqarojë se si ka mund të ndodhë një gjë e tillë.

Sipas rregullave, numri identifikues i veturës (VIN) është një numër unik 17 shifrorë i cili mbetet i tillë gjatë gjithë jetëgjatësisë së veturës. Sipas ligjeve, ky numër nuk guxon të rishkruhet pa kaluar së paku 30 vite.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu