A e parashikoi Bilal Kasami mos seriozitetin e Menduh Thaçit?

Në ditën e zgjedhjeve pasi u përmbull votimi në një konferencë për media kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi deklaroi se fituese e zgjedhjeve është Lëvizja Besa dhe se ai dhe partia që drejton e mbështet plotësisht Lëvizjen Besa duke thënë që është i gatshëm për koalicion dhe se do mbështesi pa kusht Lëvizjen Besa.

Por nënkryetari i PDSH-së dhe kryetar i komunës së Studeniçanit, Azem Sadiku në emisionin Click Plus të TV21, edhe përkundër faktit që lideri i tij Menduh Thaçi uroj Lëvizjen BESA si fituese e këtyre zgjedhjeve madje duke shprehur gatishmërinë që edhe ata dy deputetë të fituara t’ia dhurojë BESËS, ai ofendoi këtë parti duke i quajtur sehirbazë, njofton InfoShqip.com.

“Ju të Lëvizjes BESA nuk e di për çfarë fitore flitni ku mos të kishim qenë ne aktivistët e PDSH-së, ju s’do kishi atë rezultat. Ju keni qenë sehirbazë të këtyre zgjedhjeve së bashku me kryetradhëtarin Ziadin Sela”, kështu u shpreh Azem Sadiku.

Gjithë kjo situatë e krijuar nge një pyetje të madhe, se a e parashikoi Bilal Kasami mos-seriozitetin e Menduh Thacit? Duke ju referuar deklaratës së disa muajve mëparë të kryetarit të Lëvizjes Besa, Bilal Kasami ku deklaronte se “Gjithë problemi i PDSH-së është kryetari i saj, ai sot e shan Lëvizjen Besa, kurse pas 2 ditëve i kërkon bashkpunim Lëvizjes Besa..”, ju mund ta ndiqni videon e mëposhtme për më shumë./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu