Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ndodhet i ftuar në emisionin Zona B përballë gazetarit Baton Haxhiu.
Ai ka folur për vizitën e komisionerit për zgjerim, Johannes Hahn në Kosovë. Haradinaj deklaroi që i ka shpjeguar Hahnit pse e ka ndërmarrë vendimin e Thaçit, shkruan Periskopi.
“Serbia ka luajtur shah me ne. E vetmja mënyrë për zgjidhjen e çështjes së taksës është përmes një marrëveshje të përgjithshme. Na vyen njohja nga Serbia.”
Haxhiu e pyeti më tej për arsyetimin e komisionerit në lidhje me refuzimin e liberalizimit.
Kryeministri ka lënë të kuptohet se “BE-ja ka procedura dhe procese për të kaluar.”
Më tej, Haradinaj u pyet se a ndihet i tradhtuar nga BE-ja.
“Nuk ndihem mirë, por ne kemi shumë nevojë dhe unë nuk dorëzohem” – ka thënë ai.










