E pyesin për rikthimin e mundshëm të Mourinhos, Zidane: “Jam i mërzitur, s’mund t’ju gënjej”

Zinedine Zidane është shfaqur në konferencë për media para ndeshjes në Champions League që Real Madridi do ta zhvillojë me Galatasaray të martën nga ora 21:00. Trajneri i Los Blancos është pyetur vazhdimisht për shkarkimin e tij dhe rikthimin e mundshëm të Jose Mourinhos.

Zidane, kur i përmendet emri i Mourinhos për ta zëvendësuar atë në Madrid: “Le të ndodhë ajo që duhet të ndodhë”, u përgjigj ai.

“Në futboll harrohet e kaluara dhe ajo çfarë kemi bërë. Ajo çfarë kemi arritur me Realin i takon të kaluarës. Nuk mund të të them se nuk më shqetëson kjo situatë, më shqetëson, por ajo çfarë më duhet të bëj është të jap më të mirën dhe të mendoj pozitivisht si gjithmonë”.

“Kemi ndeshje të bukur para vetës në Champions League dhe e dimë situatën, do të tentojmë të fitojmë”.

“Nesër është një tjetër ndeshje për të treguar se duam të ndryshojmë situatën dhe këtë do të tentojmë të bëjmë”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu