E pyeti për lidhjet e djalit të tij me firmën ukrainase, Joe Biden përplaset me gazetarin

Kandidati demokrat për president Joe Biden më në fund është pyetur nga gazetarët në lidhje me lajmet që kanë dalë ditët e fundit në disa media në lidhje me marrëdhëniet e djalit të tij Hunter me firmën ukrainase të gazit.

Biden u shpreh se nuk ka “asnjë përgjigje” për këtë çështje dhe më pas u përplas me reporterin që e bëri pyetjen.

‘Zoti Biden, cila është përgjigjja juaj ndaj historisë së New York Post për djalin tuaj? ‘, e pyeti gazetari i CBS, Erickson.

“E dija që do ta pyesje”, u përgjigj Biden me zemërim ‘Nuk kam asnjë përgjigje, është një tjetër fushatë shpifjesh. Këto janë pyetjet që ju bëni gjithmonë’, tha ai.

Së fundmi “New York Post” ka publikuara disa komunikime elektronike të Hunter Biden me zyrtarët e firmës ukrainase që tregojnë se Joe Biden, i cili gjithmonë ka mohuar të ketë dijeni për marrëdhëniet e biznesit të djalit të tij, është më i përfshirë nga ajo që ka deklaruar më parë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu