E quajti spiun të serbëve, Baton Haxhiu i përgjigjet Sali Berishës

Analisti Baton Haxhiu i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha pas akuzave të këtij të fundit, se ai ka qenë spiunë i serbëve.

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Haxhiu ka treguar se askush nuk ka më shumë referenca patriotike se familja e tij, as Berisha, pasi ajo është shpërngulur tre herë nga Prekazi kur është djegur fshati. Gjithashtu, Haxhiu tha se dhe babai i tij është burgosur tre herë nga regjimi serb.

“Jo. Për një arsye. Se unë i dua polemikat, polemizoj me mospajtimet, por nuk respektoj njeri që ka shpifje dhe një njeri që ka qenë edhe president e kryeministër dhe bën spekulantin, bën njeriun e keq dhe bën njeriun që askush s’do donte ta kishte kryeministër e president. Kjo është gjë e rrezikshme. Fjalën e parë që e thotë publikisht ai është në gjyq. Millosheviçi s’ka thënë asnjë gjë në Hagë, është e pavërtetë.

Dua t’i them një gjë këtij dhe atij tjetrit, presidentit, që ka spekuluar, të dy bashkë me familje, me gjyshërit, dajo, teze, halle, nuk kanë referenca patriotike familjare nga nëna e baba sesa puna ime, familja ime dhe familja e nanës time.

Këta të gjithë bashkë nuk kanë traditë patriotike të familjes sa dy familjet e mia. Familja ime është shpërngulur tre herë nga Prekazi kur kanë djegur fshatin. Kurse babai ka rënë tre herë në burg, herën e fundit në demostratat e 1981”, u shpreh analisti Baton Haxhiu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu