E rrallë, baxhanakat mes veti nuk folin

Anëtari i ri i sapozgjedhur i Komisionit Anti Korrupsion, Nuri Bajrami është baxhanak me kryeparlamentarin e Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi. Siç mëson TetovaSot e veçanta e baxhanakëve që ndodh rrallë është se ata nuk kanë pasur “muhabet” gjatë kohë dhe ndoshta ende nuk folin mes vete që arsyet ende nuk dihen dhe kjo mund edhe të hyje edhe në librin Gueniss pasi edhe fjalët popullore thonë se kur të bleni kafshë shikoni të mos jenë vllezër por baxhanaka.

Bajrami pasi u zgjodh anëtarë i Anti Korrupsionit beson se nuk ka asgjë të diskutueshme rreth zgjedhjes së tij dhe thotë se ai nuk do të dorëzohet ndaj ndonjë presioni dhe, sipas tij, një marrëdhënie e tillë me Xhaferin nuk do të jetë pengesë për punën e mëtejshme, njofton TS.

Sipas Nuri Bajramit nuk ka ndonjë konlfikt interesi pasi Talat Xhaferi nuk ka qenë anëtarë i komisionit.

Ndryshe, 65 deputetë votuan PËR, ndërsa 10 votuan të përmbajtur. Deputeti Muhamed Zekiri i LSDM-së thotë se nuk ka asgjë kontestuese pasi baxhanaku nuk është familjar dhe se kandidati është vlerësuar sipas përvojës së tij profesionale

Përveç baxhanakut të Talat Xhaferit, Nuri Bajrami, anëtarët e tjerë të Anti- korrupsionit janë kryetarja Biljana Ivanovska dhe anëtarët e tjerë Vlladimir Georgiev, Sovka Pejovska Dojçinovska, Katica Nikollovska, Goran Tërpenoski dhe Shemsi Sallai. Të gjithë dhanë deklaratë solemne se do ta respektojnë Kushtetutën e ligjet e Maqedonisë./TS/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu