E rrallë! Futbollisti i krishterë simulon që shoku i tij i skuadrës që agjëronte, të çelte iftarin!

Fiorentina ka arritur një fitore të vlefshme në ndeshjen ndaj Interit dhe rezultati përfundimtar ka qenë 0-1. Giacomo Bonaventura vendosi fituesin e këtij takimi në pjesën e dytë.

Për Fiorentinën, të gjithë ndeshjen e luajti Soyan Amrabat, i cili ishte agjërues dhe e prishi agjërimin me një banane dhe një gotë ujë në fund të ndeshjes në Giuseppe Meazza.

Sipas orës, dielli në Milano perëndoi në orën 19:51 dhe në atë moment ishte koha e iftarit për sportiestët që agjëronin edhe në lojë. Në këto momente u pa një ngjarje e rrallë nga Luca Ranieri.

Italiani, i cili është i krishterë, u shtir si i dëmtuar në mënyrë që Amrabat të çelte iftarin. Ranieri u rrëzua papritmas në fushë dhe Amrabat shkoi në cepin e fushës, ku stafi i Fiorentinës i dha një shishe ujë dhe një banane.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu