E shpejtë, e shijshme dhe kremoze: Makarona me djathë të përgatitur vetën në një enë

Një pjatë që të mban të ngopur deri në vaktin e radhës dhe mjaft e shëndetshme.

Përbërësit:

– 800 ml qumësht,
– 400 g makarona,
– 220 g djathë të integruar,
– 85 g djathë mozzarella,
– 55 g djathë të yndyrshëm,
– 2 lugë gjalpë,
– pak kripë,
– pak piper,
– pak arra muskati.

Përgatitja:

1. Qitni në tenxhere qumështin, shtoni makaronat dhe zieni në temperaturë mesatare, duke i përzier vazhdimisht derisa makaronat të zbuten që do t’ju nevojiten rreth 5 deri në 6 minuta.

2. Kur makaronat të zbuten, ndërkaq qumështi të dendësohet, hiqeni tenxheren nga shporeti, shtoni djathin e yndyrshëm, mozzarellën, djathin e integruar dhe gjalpin si edhe erëzat.

3. Përzieni derisa djathi të shkrihet.

4. Shërbeni të ngrohta me sallatë sezoni.

Ju bëftë mirë!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu