Mësuesi i një shkolle fillore në Uttar Pradesh të Indisë, e ka rrahur brutalisht një nxënës, që nuk i kishte kryer si duhet detyrat e shtëpisë.
Kamera e sigurisë e ka filmuar mësimdhënësin e paemëruar, teksa e qëllon me grushte dhe e rrëzon në dysheme fëmijën që besohet të jetë dhjetëvjeçar, transmeton Telegrafi.
Pasi ngrihet në këmbë, nxënësi qëllohet disa herë me shpulla në faqe, derisa shokët e klasës shikojnë të tmerruar.
Rasti që ka ndodhur në këtë paralele të klasës së shtatë, është duke u hetuar nga Policia dhe mësuesi me këto sjellje agresive pritet të del para drejtësisë.