Sot në lumin Shkumbin janë parë pjesë të kafshës së therur ku shumë qytetarë të Tetovës kanë mbetur të shokuar.
“Si mund një mysliman i cili ka therur Kurban dhe ti hedh pjesët si kockat dhe shumë pjesë tjera në lum, a do ti quhet ky kurban tek Zoti” shkruan një i revoltuar nga ky gjest.
Pas kësaj ka reaguar edhe Arianit Xhaferi nga OJQ Eco Guerilla ku ju bën thirrje hoxhallarëve që të bëjnë apel besimtarëve se si duhet të menaxhohen me mbetjet e Kurbanit, përcjell TetovaSot
“A mund t’i bëni një apel besimtarëve se si duhet të menaxhohen mbetjet e KURBANIT? A e dinë ata se pjesët që nuk hahen nuk duhet të hidhen në lum? Çfarë duan brirët e kurbanit në lumin Shkumbin?
A e di ai far “besimtari” – kushdoqoftë – se kjo është mëkat mbi mëkatet, dhe se kafsha që ai ka prerë nuk do e mbajë as deri në hale e jo më t’ja kalojë Urën e Siratit (a si quhet ajo)?
Si i thuhet këtij debili “T’A BËFTË ZOTI KABULL KURBANIN?” Këtij harram duhet t’ia bëjë dhe ujin që e pi, ajrin (e ndotur) që e thith, tokën që e rëndon…
Pastaj pse ndodhin termetet??? Oooo pak e kemi ne. Duhet të përmbyset gjithçka në këtë vend të mbushur përplotë mëkatarë që “lahen e lyhen” si engjuj.
TURP!!!” shkruan Xhaferi
Ndryshe edhe vitet e kaluara janë parë në rrugët e Tetovës gjaku i Kurbanit duke rrjedh si lum.