Pesë raste të reja i shtohen listës së të prekurve nga virusi korona në vendin tonë. Kjo e çon në 23 numrin e personave të infektuar me këtë virus. Ministri Filipçe informoi në konferencën për media se përveç pesë rasteve në fjalë, pozitiv kanë rezultuar edhe dy persona të testuar në Klinikën e spitalit “ Zhan Mitrev”, mirëpo tha se këto rezultate nuk vlerësohen si përfundimtare dhe shtoi se gjatë të nesërmes të njëjtët do të ri testohen në Klinikën Infektive në Shkup.
“ Një paciente e cila ka ardhur natën mes datës 12 dhe 13 përmes Vienës, ku më parë kishte qëndruar në Holandë. Ajo ka qenë në izolim shtëpiak. Janë kontaktuar të afërmit e saj dhe kërkohen kontaktet e 31 personave që kanë qenë në të njëjtin fluturim me të. Pacientja është nga Shkupi dhe tashmë është shtuar në spital. 4 të tjerë janë nga kontaktet në Dibër. Dhe ata janë atje dhe do të vazhdojnë në mjekohen në kushte shtëpiake Në përputhje me rrotacionin e gjendjes dhe kontrollet nga ekspertët. Dy të fundit janë pacient në “ Zhan Mitrev”, deklaroi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.
Aeroporti Ndërkombëtarë I Shkupit dhe të gjitha pikat kufitare do të mbyllen. I pari I shëndetësisë informoi se kjo masë duhet të fillojë të zbatohet brenda 24 orësh.
“ Qeveria sonte vendosi që të mbyllen të gjitha pikat kufitare për kalim të shtetasve të huaj, udhëtarëve dhe veturave, me përjashtim të për hyrje dhe transit të kamionëve, për koret diplomatike dhe persona të tjerë për të cilët Ministria e Brendshme do të marr mendim paraprak nga Shtabi i Krizave. Mbyllet edhe Aeroporti ndërkombëtare në Shkup, me përjashtim të avionëve ushtarak, shtetëror, kargo, mjekësorë, humanitar dhe avionëve të zbrazët”, tha Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.
Apel deri tek qytetarët që të njëjtët të mos udhëtojnë gjatë këtyre ditëve bëri edhe Ministri I Jashtëm Nikolla Dimotrov.
“Ju lutem të mos udhëtoni. Pra një shtetas I Maqedonisë që nesër do të vendosë të udhëtojë diku do të jetë plotësisht e paqartë se kur do të mund të kthehet. Situata është e paparashikueshme. Gjithashtu apeloj deri tek qytetarët maqedonas që kanë qëndrim të rregulluar në një shtet tjetër që kanë shtëpi dhe jashtë shtëpie, në këtë periudhë krize, të mos I drejtohen atdheut”, u shpreh Nikolla Dimitrov, Ministër i Jashtëm.
Ministri Dimitrov tha se në mbledhjen e Qeverisë është diskutuar edhe për personat që kanë ngecur mes pikave kufitare. Sipas tij një problem I tillë ka lindur mbrëmë në vendkalimin kufitarë Serbi- Kroaci dhe pikën kufitare Hungari- Serbi. Në këtë të fundit informoi Dimitrov, kishin ngecur rreth 200 shtetas të Maqedonisë të cilëve tashmë u është siguruar mundësia për të ardhur në vendin tonë.










